Deri dje thoshin: -Nuk na lejon Dekreti per ndryshim date te zgjedhjeve, sot thone nuk e njohim Dekretin.
Deri dje thoshin: -Nuk na lejon Dekreti per ndryshim date te zgjedhjeve,
sot thone nuk e njohim Dekretin.
Veliaj: Zgjedhjet do bëhen, nuk do as dekret, as sekret!
Edhe kreu i Bashkisë së Tiranës ashtu sikurse kryeministri, Edi Rama kanë vijuar me fushatën elektorale, pa ia vënë “veshin” presidentit Ilir Meta, i cili dje vendosi të shtyjë zgjedhjet duke thënë se nuk do të bëhen më 30 qershor.
Kryebashkiaku i Tiranës nga Baldushku dhe kryeministri nga Burreli e Dibra po vijojnë takimet me banorët.
Veliaj tha se zgjedhje do të ketë në gjithë vendin dhe se për Partinë Socialiste është detyrim kushtetues që të vazhdojë fushatën dhe të mbajë zgjedhjet.
Sipas tij kjo nuk do as mend, as kalem, as dekret e as sekret.
“Në 30 qershor do kemi zgjedhje në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Kjo nuk do as mend, as kalem. As dekret, as sekret. Nuk do as sherr, as shamata. Në datën 30 qershor, ne do të vendosim se si Baldushku, Petrela, Farka, Krraba, Bërzhita, Kashari, Ndroqi, Peza, Shën Gjergji, Zallbastari, Zall Herri do të shkojnë drejt fitores për Tiranën që duam. Pala tjetër është në pikë të hallit. Këtu ka qenë Baldushku gjithmonë, s’ka ardhur ndonjëherë as Luli, as Saliu, as Iliri, se nuk duan t’ia dinë për njerëzit. Thonë të vijnë njerëzit tek ne në Bulevard dhe njëri nga njëra anë e bulevardit në protestë, tjetri nga një anë e bulevardit, duke çuar letra për zgjedhje, si ajo kënga që këndohej atëherë: Letër më ke çuar atje në ushtri, s’më paske harruar që kur ishim fëmijë”, tha Veliaj. /Gazeta Liberale