
Deri më tani ishte mister, gjendet nga satelitët varri i mbretit viking famëkeq ‘Bluetooth’.
Varri i Harald ‘Bluetooth’ Gormsson, një mbret viking që mbretëroi në Danimarkë në shekullin e nëntë dhe është frymëzimi për teknologjinë Bluetooth, besohet të jetë zbuluar .
Studiuesit shfrytëzuan fuqinë e mjeteve sensibël në bordin e satelitëve për të gjetur varrin në Wiejkowo, Poloni , gjë që i lejoi ata të ‘shikonin’ përmes shtresave të tokës.
Studiuesit përdorën teknologjinë LiDAR, e cila mat distancën duke gjuajtur një lazer në një objektiv dhe duke analizuar dritën që reflektohet prapa.
Bluetooth besohet të ketë vdekur në vitin 986 në fortesën e lashtë të vikingëve të Jomsborg, të cilën ai gjithashtu e kishte ndërtuar.

Gjendet nga satelitët varri i mbretit voking famëkeq ‘Bluetooth
Megjithatë, vendi ku u preh ai mbeti një mister derisa satelitët identifikuan shqetësime në tokë që u shkaktuan nga varri i familjes mbretërore, tha Marek Kryda, autor i librit më të shitur Viking Poland, për The First News.
Bluetooth, thuhet se i ktheu shpinën fesë së vjetër norvegjeze dhe u konvertua në i krishterë.
Bluetooth vdiq gjatë një rebelimi të udhëhequr nga djali i tij Sweyn, i cili donte të merrte fronin e babait të tij – dhe ia arriti me sukses.
Sweyn ishte një besimtar i perëndive norvegjeze dhe i njohur për persekutimin e të krishterëve.
Në vitet më të fundit, teknologjia me valë Bluetooth e përdorur për të lidhur pajisjet mori emrin e Harald, bazuar në një analogji që teknologjia do të bashkonte pajisjet në mënyrën se si Harald bashkoi fiset e Danimarkës në një mbretëri të vetme.
Inxhinierët që qëndronin pas teknologjisë kishin lexuar libra për vikingët në atë kohë dhe zgjodhën ‘Bluetooth’ si emrin e koduar për inovacionin e tyre të ri.
Logoja e Bluetooth-it përbëhet nga një rune e lidhjes Futhark të ri për inicialet e Harald, H (ᚼ) dhe B (ᛒ).

Gjendet nga satelitët varri i mbretit voking famëkeq ‘Bluetooth