Deri në 1 metër trashësi, zonat që do të mbulohen nga bora gjatë ditëve në vijim

6 Dhjetor, 2021

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin me reshje të dendura që shkaktuan edhe përmbytje në disa zona. Ndërkohë, krahas shiut, orët e para të ditës së sotme janë karakterizuar nga një numër i madh shkarkesash elektrike në zonën qendrore.

Meteoalb tha sot për abcnews.al se  moti pritet të përmirësohet gjatë orëve të pasdites  së sotme dhe paradites së nesërme, për t’u përkeqësuar sërish të premten.

Krahas shiut, zona të shumta të vendit pritet të pushtohen nga reshjet e dëborës. Mësohet se reshje dëborë do të ketë në të gjithë pjesën veriore; ver-lindore si edhe pjesërisht në zonën jug-lindore të vendit.

Reshjet pritet të bien me intensitet të ndryshëm gjatë javës në vijim, ndërsa zona ku do të ketë më shumë reshje është skaji verior i vendit ku trashësia parashikohet të shkojë deri në 1 metër.

Deri në 1 metër trashësi, zonat që do të mbulohen nga bora gjatë ditëve në vijim

Ndërkohë, zona e Dibrës, Bulqizës dhe pjesa malore  e Librazhdit pritet të përballen me reshje dëborë me trashësi deri në 50 cm. Situata paraqitet e njëjtë edhe në Korçë, ndërsa në zona si Pogradeci apo Përmeti, reshjet e dëborës do të kenë intensitet më të ulët.

abcnews.al