Detaje nga operacioni për inceneratorin e Tiranës, çfarë tregoi sistemi TIMS
13 Korrik 2024
… Megaoperacioni i Prokurorisë së Posaçme: – 20 masa sigurie janë firmosur – Vetëm njëri sipas sistemit TIMS është në territorin re Shqipërisë, të tjerët kanë dalë jashtë vendit.
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me megaoperacioni që Prokuroria e Posaçme po zhvillon në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Gazetarja Klodiana Lala raporton se burime jo zyrtare bëjnë me dije se 20 masa sigurie janë firmosur, masa si arrest me burg arrest në shtëpi e detyrim paraqitjeje. Po vijon kontrolli në banesat e personave të dyshuar. Operacioni ka nisur në orën 07:00 të ditës së sotme dhe është ende në vijim.
Ky aksion është ende në vijim, vijojnë kontrolli i banesave dhe komunikimi i masave. Kujtojmë se ky hetim vijon prej vitesh, madje në fillim gusht të vitit të kaluar u sekuestrua edhe kompania e inceneratorit dhe u ngrinë pasuritë.