“Deti”/ Kathimerini: Presidenti Meta pengesë për Greqinë, Rama i gatshëm të firmosë
“Deti”/ Kathimerini: Presidenti Meta pengesë për Greqinë, Rama i gatshëm të firmosë
– 02/11/20 |
Marrëveshja e Detit vijon të jetë kryefjalë e mediave të Athinës. Në Greqi flasin për një dakordësi në parim me kryeministrin Edi Rama, i cili siç duket ka dhënë “Ok”-in për shtrirjen e Greqisë me 12 milje ne Detin Jon.
Mirëpo, siç ka zbuluar e përditshmja greke, “Kathimerini”, pengesë për marrëveshjen është presidenti Ilir Meta. “Kathimerini” raporton gjithashtu se qeveria helene ka dërguar në Këshillin e Shtetit një dekret për zgjerimin me 12 milje dhe për paraqitjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës së marrëveshjes me Shqipërinë.
“Një dekret presidencial që parashikon shtrirjen e Greqisë në ujërat e saj territorialë në Detin Jon nga 6 në 12 milje detare është paraqitur në Këshillin e Shtetit, Gjykata më e Lartë Administrative e Greqisë, për një kontroll ligjor, dhe më pas do të nënshkruhet nga presidentja Katerina Sakellaropoulou, për t’u kthyer në ligj. Dekreti u dërgua në gjykatë javën e kaluar pas një vizite nga ministri i Jashtëm Nikos Dendias në Tiranë, ku u ra dakord që Greqia dhe Shqipëria të referonin një mosmarrëveshje mbi kufijtë e tyre detarë në detin Jon në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Në përputhje me parashikimet e dekretit, shtrirja e ujërave territoriale të Greqisë do të kryhet gjithashtu në veri të Korfuzit, një zonë ku qasja e Shqipërisë është e ndryshme nga ajo e Greqisë. Sidoqoftë, rregullimet e kërkuara do të kryhen me mirëbesim menjëherë pas vendimit të gjykatës” – shkruan Kathimerini që tërheq vëmendjen se çështja nuk është kaq e thjeshtë në Shqipëri.
“Pritet që thirrja nga të dy vendet në gjykatën ndërkombëtare nuk ka gjasa të ndodhë përpara zgjedhjeve parlamentare të planifikuara të zhvillohen në Shqipëri në Prill. Sidoqoftë, ato mund të ketë një pengesë. Nënshkrimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama nuk mjafton për të miratuar marrëveshjen e përbashkët midis dy vendeve. Dhe burimet diplomatike bëjnë me dije se presidenti i vendit Ilir Meta mund të mos e miratojë marrëveshjen në mënyrë që të mos i japë partisë së Ramës përparësi para zgjedhjeve” – e mbyll gazeta greke.
Nuk kuptohet qartë nëse, Athina ka nevojë diplomatike për të mbajtur Edi Ramën në pushtet, Athina zyrtare apo fshihen interesa ekonomike qindra miliardshe euro sepse flitet për zonë detare ku do të bëhen shpime për naftë dhe gaz.
Sipas llogarive të ekspertëve ndërkombëtarë ajo detare ku po negociohet janë mbi 170 miliardë dollarë fitime nga nxjerrja e naftës dhe gazit në detin që po synohet t’i merret Shqipërisë.
Gazeta Mapo