Deti përparon drejt tokës, ‘përpin’ 1420 hektarë në Fier!
7 Janar 2023
Çdo vit e më shumë deti po përparon drejt tokës. Në bregdetin e Semanit ky fenomen është krejtësisht i dallueshëm me kullën e ujit në brendësi të detit.
Drejtori i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokave në Qarkun e Fieirt, Asqeri Rukaj tha në intervistë për Report TV se në tre dekada deti ka përpirë 1420 hektarë tokë bujqësore.
Si në Seman të Fierit ashtu dhe në fshatin Rremas të Lushnjes, brigjet ranore po zhduken.
“Në Seman ish-kabinat e plazhit nuk ndodhen më edhe kulla e ujit ishte 500 metra larg në breg dhe tani ajo është brenda në det. Fenomen i tillë edhe një Rremas të Bashkisë së Lushnjes ka dëmtime, ndërsa në Divjakë deti është larguar”, shtoi ai.
Sipas studimeve, erozioni detar në Seman përfshin një vijë bregdetare prej 28 kilometrash dhe është fenomen natyror që vjen prej proceve tokë formuese.
Gazeta Shqiptarja.com