
Devijimi i ujit për në Palasë/ Banorët e Tragjasit në protestë, përplasen me policinë
4 Shkurt 2025
Ditën e sotme IKMT e shoqëruar nga policia dhe FNSH kanë shkuar në Tragjas dhe kanë rrethuar zonën, ku IKMT do të kryente shembjen e banesave për ndërtimin e ujësjellësit, që do të devijojë një pjesë të lumit Izvor për në Palasë.
Banorët e kanë kaq kohë që e kanë kundërshtuar një projekt të tillë, ata kanë kërkuar një konsultim edhe me bashkinë, pasi janë të painformuar sipas tyre për atë që po ndodh.
Ata ishin në pritje të një takimi sqarues, por që janë përballur me forcat policore dhe IKMT që ka shkuar në terren për të prishur ndërtesat.
Në pamjet e siguruara për BalkanWeb nga Marjus Seiti, shihen edhe momentet ku banorët janë përplasur me efektivët.
BalkanWeb