Dhimbja e shpatullës dhe lidhja me shëndetin e zemrës, çfarë duhet të dini
Dhimbja e shpatullës dhe lidhja me shëndetin e zemrës, çfarë duhet të dini
Dhjetor 2020
Një studim ka zbuluar një lidhje mes faktorëve të rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe dhimbjet apo problemet me shpatullën.
Studimi u publikua në revistën Journal of Occupational and Environmental Medicine, shkruan agroweb.
Ekspertët shpjeguan se faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës përfshijnë: kolesterolin e lartë, tensionin e lartë të gjakut dhe diabetit.
Ndërkohë tek problemet me shpatullën ata përfshinë dhimbjet, tendosjet, kontraktimet muskulore e të tjerë.
Shkencëtarët ekzaminuan të dhënat e 1,226 njerëzve që kryejnë punë të rënda sidomos në prodhimin e mobiljeve apo sendeve të tjera të përdorimit të përditshëm.
Sipas të dhënave, njerëzit e rrezikuar nga sëmundjet e zemrës janë 5 herë më të prirur të kenë probleme apo dhimbje me shpatullën.
Për më tepër, sipas të dhënave të AgroWeb.org edhe njerëzit që përballen me një faktor mesatarisht të rrezikshëm janë deri në tre herë të prirur të përjetojnë dhimbje të shpatullës.
Përgjatë gjithë kohëzgjatjes së studimit, ekspertët analizuan lëvizjet e pjesëmarrësve.
Këtu përfshihet tërheqja, shtyrja, rrotullimi i sendeve apo pajisjeve.
Matjet u bënë duke u bazuar tek intensiteti dhe vështirësia e këtyre detyrave.
Ekspertët thonë se nuk është ende e qartë mënyra si funksionon lidhja mes zemrës dhe shpatullës.
Megjithatë, ata dyshojnë se kjo lidhje ndikohet fort nga qarkullimi i gjakut dhe pengesat që has ai.
Zgjidhjet Kundër Dhimbjes Së Shpatullës
Njerëzit që preken më shumë nga dhimbjet e shpatullës janë ata që kryejnë aktivitete të rënda.
Ekspertët rekomandojnë që dhimbjet e shpatullës mund të zbuten ose shuhen nëpërmjet medikamenteve kundër inflamacionit.
Këtu përfshihet aspirina dhe ibuprofeni.
Kompresat e ftohta janë një tjetër mënyrë për të ulur enjtjen në shpatull dhe mpirë dhimbjen.
Kompresat e ftohta duhen mbajtur për 20 minuta dhe deri në 5 herë në ditë.
Terapia e nxehtë nga ana tjetër ndihmon të qetësojë muskujt dhe shpatullën.
Në farmaci ose me këshillën e mjekut ju mund të përdorni edhe medikamente për qetësimin e muskujve.
Megjithatë këto shkaktojnë drobitje dhe duhen shoqëruar me pushim të plotë.
o.j/dita