Dhjetëra të vdekur dhe rrugë të kthyera në lumenj: Brazili goditet nga përmbytjet
5 Maji 2024
Shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 57 persona, kanë njoftuar autoritetet lokale.
Sipas agjencisë shtetërore të mbrojtjes civile të Brazilit, pothuajse 70 persona janë ende të zhdukur dhe më shumë se 32 mijë njerëz janë zhvendosur në Rio Grande do Sul, shkaku i reshjeve të dendura.
Bëhet e ditur se në disa qytete, nivelet e ujit kanë qenë në nivelin më të lartë që nga fillimi i regjistrimeve pothuajse 150 vjet më parë, shkruan skynews.
Madje thuhet se përmbytjet e fundit thuhet të jenë më të rëndat që kanë goditur shtetin në më shumë se 80 vjet, duke e tejkaluar përmbytjen historike të vitit 1941.
Rrugët janë kthyer në lumenj, urat janë shkatërruar dhe diga janë shembur.
“Nuk është thjesht një situatë tjetër kritike, është ndoshta rasti më kritik që shteti ka regjistruar ndonjëherë”, tha Guvernatori i Rio Grande do Sul, Eduardo Leite.
Së bashku me guvernatorin, vendet e prekura i ka vizituar edhe presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva.
Ndryshe, shteti gjendet në një pikë takim gjeografik midis atmosferës tropikale dhe polare, gjë që ka krijuar shira intensivë.
Gjithashtu, shkencëtarët besojnë se përmbytjet kanë ndodhur edhe për shkak të ndryshimeve klimatike.