Dhuna e policies,  Shpëtim Idrizi: – Edi Rama Kali i Trojës së Greqisë

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integritet dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka njoftuar se mbajtja e protestës në ditën kur Ministri i jashtëm grek vition Tiranën është për ti kujtuar atij të marrë parasysh kërkesat e shqiptarëve, heqjen e ligjit të luftës, dhe “Çështjen e Çamërisë”.

Pas përplasjeve me policinë, Idrizi ka theksuar se ky ishte një veprim i paarsyeshëm. “Po shoqërojnë? Atëhere hajde ta bëjmë ndryshe. Duhet t’i kujtojmë me forcë eunukëve që kemi këtu, Rama për një rezolutë për çamët, betohej për Çamërinë më shumë se ne, dhe nga kalorës i çamëve, u bë Kali i Trojës së Greqisë. Do e vijojmë deri në fund protesta”.

“Ne çdo gjë e marrim vesh nga mediat greke sepse qeveria shqiptare nuk bën asnjë nga bisedimet me Greqinë nuk pasqyron asgjë.

Ne nuk mund të lejojmë Greqinë të përdori duart e forta. Shqipëria me Greqinë duhet ta ketë të qartë që ne nuk kemi territor për të diskutuar me Greqinë, sepse boll territore na ka marrë siç është Çamëria që në vitin 1913. Në nenin 15 të koventës së Montegobejt, ajo thotë zgjerimi me 12 milje bëhet nëse e lejon gjeografia, pra kur ne kemi distanca më të mëdha se 24 milje. Ky nuk është rasti i Shqipërisë. Shqipëria nuk ka nevojë sot të ketë një marrëveshje deti për kufijtë detarë me Greqinë. kufijtë janë përcaktuar, njohur dhe pranuar qe në vitin 1913, 1921 dhe 1925, ndaj nuk mund që të rinegociojmë.

– Ajo që Shqipëria duhet të diskutojë me palën greke është zona ekonomike dhe shelfi Kontinental, pra që është zona përtej ujrave territoriale. Ky është një akt i pa preçedentë që cënon drejtpërdrejtë sovranitetin dhe integritetin territorial të Shqipërisë”, shprehet Idrizi.

27.Al