“Dhuna është çdo pasdite në TV-të shqiptare ku dalin femra me silikon”/ Sejamini përplaset me Gogun për rrjetet sociale
22 Nentor 2024
Deputeti socialist Toni Gogu dhe analisti Neritan Sejamini u përplasën në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” për ndalimin e TikTok-ut. Sejamini tha se përdorimi i platformave si Youtube kanë ndihmuar fëmijët për t’u zhvilluar dhe dalë nga varfëria, ndërsa Gogu u shpreh se ata fëmijë që përmendi Sejamini janë të drejtuar prej mësuesve dhe prindërve në një shtëpi virtuale ku përdoret mençur teknknologjia dhe jo për fëmijë ku përdoret dhunë. Ndërsa Sejamini ia ktheu se dhuna është e pranishme çdo pasdite në televizionet shqiptare ku dalin femrat e bëra me silikon me paret e kriminelëve që shpalosin luksin.
Pjesë nga debati
Neritan Sejamini: Nuk kemi këtë sigurinë që thotë kryeministri se TikTok-u shkakton depresionin.
Toni Gogu: Po si s’e kemi more zoti Sejamini?
Neritan Sejamini: Shkenca.
Toni Gogu: Po çfarë shkenca? Unë citova një autor.
Neritan Sejamini: Po pra ai nuk është Zot, është shkencëtar.
Toni Gogu: Një fëmijë që rri gjatë online, është i saktë mendërisht?
Neritan Sejamini: Ta them unë, do të më lësh të mbaroj? Ne nuk e kemi lidhjen shkak-pasojë për këtë që the. Ministria e Shëndetësisë duhet të bëjë diçka tjetër, duhet të kujdeset për shëndetin mendor të fëmijëve, a ka nëpër shkolla psikologë që shkojnë dhe i testojnë? Çdo lloj ndalimi që bën qeveria ka përfitime dhe kosto, asgjë nuk është e njëanshme. Ti mund të zgjidhësh një problem, por hap të tjera. E di sa fëmijë mësojnë nga TikTok-u dhe nga platformat e tjera si Youtube? TikTok-u është teknologji nuk prodhon asgjë vetë. Duhet të bëjmë dallim mes teknologjisë dhe përmbajtjes. E di sa fëmijë kanë kaluar nga varfëria në mirëqenie përmes rrjeteve sociale? E di sa fëmijë kanë përparuar me shkollën, shkencën, kanë zbuluar talentet? Prandaj ka debat sot në botë, nuk është kaq e thjeshtë. Fakti që në botë ka më shumë vrasje se në Shqipëri dhe nuk është mbyllur, përfitimet janë shumë më të mëdha, siç është edhe çështja e të drejtave të njeriut se ka edhe një gjë: një nga arsyet që fitoi Imrah Khani zgjedhjet në Pakistan pasi e burgosën ishte TikTok-u sepse votuesit merrnin mesazhe përmes tij. Janë mjete efikase kundër autokracisë dhe diktaturës. Teknologjia nuk është as e mirë, as e keqe. Si e përdorim teknologjinë është çështja. Jo të dalë kryeministri dhe të thotë do ta zgjidh unë me Ministrinë e Shëndetësisë.
Toni Gogu: Sejamini e bëri parashtrimin shumë mirë, për të gjithë ata fëmijë që kanë dalë nga varfëria si me platformat Youtube.
Neritan Sejamini: Në York Times përdor TikTok-un, qeveria amerikane e përdor, Wall Street e përdor gjithë bota.
Toni Gogu: Janë madhorë. Unë dhe ti jemi madhorë e dimë shumë mirë se çështë modeli i dhunshëm dhe nuk e shohim fare. Ju ishit duke folur për fëmijë të drejtuar prej mësues në një shtëpi virtuale, për fëmijë të drejtuar nga prindërit në një shtëpi virtuale ku përdoret mençur teknknologjia, jo për fëmijë ku përdoret dhunë.
Neritan Sejamini: Po ka më pak dhunë në televizionet shqiptare, çdo pasdite? Një fëmijë që shikon ato femrat e bëra me silikon me paret e kriminelëve që shpalosin luksin?