Dhuna gjatë detyrës, gazetarët të dielën në protestë:- Na lini të bëjmë punën tone.
Dhuna gjatë detyrës, gazetarët të dielën në protestë:- Na lini të bëjmë punën tone.
Pak ditë më parë, Kryetari i Bashkisë së Pukës kërcënoi me “varje” gazetarin e emisionit Investigativ “Fiks Fare”, teksa ky i fundit kryente detyrën.
Ditën e premte (12.04) rojet e sigurisë së Prokurores së Përgjithshme të Përkoshme Arta Marku, ushtruan dhunë fizike ndaj gazetarit Renaldo Salianji,
Gazetarët kanë thirrur protestë para Prokurorisë së Përgjithshme. Protesta vjen pas akteve të dhunës, kërcënimit apo intimidimet të tyre gjatë punës.
12 Prill, 2019 21:05
TIRANË- Pas rasteve të njëpasnjëshme të intimidimit, kërcënimit apo dhunës ndaj gazetarëve, këta të fundit kanë vendosur që të ngrihen në protestë, të dielën në orën 16:00-17:00, pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Njoftimi është bërë publik në rrjetet sociale, pas dhunimit të gazetarit Renaldo Salianji nga truproja e kryeprokurores Arta Marku. Në njoftimin e bërë publik, janë cekur disa raste të intimidimit, kërcënimit apo dhunës ndaj gazetarëve, përveç atij të fundit, të ndodhur ditën e sotme me Renaldo Salianjin dhe truprojën e shefes së organit të akuzës.
GAZETARËT NË PROTESTË
Forcat e policisë penguan gazetaren Dorjana Bezat teksa raportonte live për shembjen e banesave tek “Bregu i Lumit”.
Dhuna policore qëlloi mbi gazetarin Erion Skëndaj gjatë raportimin të protestës së opozitës.
Komuniteti i gazetarëve dënon keto akte të rënda dhe të papranueshme të ndodhura vetëm së fundmi me punonjësit e medias. Këto veprime cënojnë jo vetëm integritetin fizik të gazetarëve, por edhe lirinë e medias.
Sot, gazetarët në Shqipëri po përballen me sulme fizike nga zyrtarë dhe njerëz të pushtetit, sikundër edhe me arrogancën institucionale, që shkel rëndë misionin e medias.
Si reagim i fortë ndaj dhunës që kërcënon gazetarët, heshtjes së institucuoneve përgjegjese për të dënuar këto akte, kemi vendosur që ditën e Dielë ora 16:00-17:00 para Prokurorisë së Përgjithshme të protestojmë.
Ne kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Truprojës së Arta Markut dhe që Prokuroria e Përgjithshmë të kërkojë falje për aktin e kryer.
Ne kërkojmë zbatimin e ligjit për kryetarin e Bashkisë së Pukës.
Ne kërkojmë të na lini të kryejmë detyrën tonë!
Ne protestojmë për çdo akt që cënon lirinë e medias dhe gazetarit!
Lajmësi është i shenjtë!
(B.B/ Dosja.al)