Dhunë e dënueshme dhe e pajustifikueshme në një vend ku liria e shprehjes është e garantuar, siç është Britania e Madhe.
25 Nentor 2024
Një dhunë e dënueshme dhe e pajustifikueshme nga anëtarët e sigurisë së qeverisë në takimin e Londrës, në një vend ku liria e shprehjes është e garantuar, siç është Britania e Madhe.
Intoleranca, ekstremizmi ideologjik dhe shtypja me dhunë e zërit të atyre që mendojnë ndryshe nga qeveria, duhet të marrë ndeshkimin me votë në çdo qendër votimi, nga çdo qytetar shqiptar kudo ku jeton.
Preh e kësaj dhune barbare të rojeve të qeveriatërëve socialistë, ra sot mbi Ilir Meshin, një protestues paqësor dhe qytetar i nderuar britanik.
Ilir Meshi është themelues i PD në Has dhe anëtar i një familje me tradita patriotike dhe demokratike, e përsekutuar rëndë nga regjimi komunist.
Ai është nipi i Isuf Meshit, ish i denuar politik nga regjimi komunist për 25 vjet në ferrin komunist, si kundërshtar i këtij regjimi.
Pas dhjetorit 1990 gjithë familja Meshi në Kosturr, Krumë dhe Kukës u përfshi në proceset demokratike.
Vetë Isuf Meshi ishte për shumë vite kryetar i shoqatës së dënuarve politik në Has dhe drejtues i Departamentit të ish-denuarve politik të kësaj dege..
Për shkaqe ekonomike ai dhe pjesëtar të tjerë të familjes së tij emigruan në perëndim për një jetë më të mirë dhe më të sigurtë.
Por kjo siguri nuk ka kuptim për anëtarët e ish partisë komuniste shqiptare, në pushtet prej 12 vjetësh, që demonstron dhunë barbare kundër zërit të kundërshtarëve të qeverisë që ka bërë të emigrojnë rreth 1.5 milion shqiptarë vetëm gjatë qeverisjes së tyre dhe për bukën e gojës.
Përpjekja për të publikuar takime të tilla partiake si mbështetje popullore, vetëm disa muaj para zgjedhjeve të pranverës 2025, është një fyerje që i bëhët popullit shqiptar, në Shqipëri dhe në botë, zëri i të cilët nuk do të heshtë kundër kësaj qeverie antipopullore në Londër, Berlin, N.York, në Has, Tropojë, Tiranë, Vlorë, Devoll, Shkodër dhe kudo.
Qeveritë që nëpërkëmbin vullnetin popullor kanë gjithmonë një fund të turpshëm dhe shpesh të përgjakshëm.