Nga: Sofia Doko Arapaj

Pantollonat

Kishim një palë pantallona doku,për të dalë, që unë futesha dy herë në to, se ishin në fakt, të motrës së madhe.
Se ku do shkoja dhe doja të më jepte pantallonat,unë vish ajo hiq, unë vish ajo …zgjati kjo punë…Fillova unë të qaja dhe ja rrëmbej pantallonat po tërhiq njera këtej, tërhiq tjetra andej …Babi ishte në majë të taracës, s’mbaj mend c’bënte atje, në mes të vapës vetëm më kujtohet se mbante sqeparin dhe gozhdën në dorë kur bërtiti… -Moj po c’kini,që hani kokat…
-O ba kjo Lila nuk më jep pantallonat, thashë unë, se… e dija që babi do merrte hakën time dhe u kënaqa si rosa kur zhytet në ujë, që ja thashë e para…
-Jepja moj cupë,mos t’ja dëgjoj zërin, – tha babi, të më hiqte qafe….
Jo tha motra ,se i dua, se do dal vetë…
– Mirë- tha babi, mirë të këqen babi, moj cupë, nëmi k’tu mua…
I merr ai, i kishte dalë shpirti të varfrit në majë të hundës, të piqte dielli në taracë dhe i bëri pantallonat copë – copë me sqepar, të vockla të vockla sa u kënaq….
-Na ti, na dhe ti..eeepo jo ashtu de….pantallonat dhe pantallonat ……..
Ja ashtu më në fund qetësuam ne, s’kishte më pantallona doku…Sot e kësaj dite ma përplas motra që ishin të sajat dhe i bija në qafë…

Buzeqeshjet e dhimbshme

Njehere erdhi tek shtepia e gjyshes sime Sotire nga Armeni, krushka e saj nga Selenica. Ne te njejten kohe u ktheva dhe une nga vapa, me patat e ngopura neper kallambishte. Me pa krushka dhe pyet gjyshen…
– Krushke e kujt eshte kjo vajze e vogel…
– E Ollges sime,krushke,e marr cdo behar, me ndihmon…
M u afrua krushka e Selenices, e beshme, faqekuqe, me pelqeu mua…e po mire deri k’tu… U shtrua dreka, ftoi gjyshja ca te aferm dhe mbaj mend se u ulen ne shiltera.
Afer krushkes dhe zogut te skuqur u ula une… Ma bente me shenje gjyshja te ngrihesha qe aty, kafshonte gishtin tregues, ba, nuk kishte zot te me ngrinte qe aty…
Duk vene buke krushkes, per se dyti, se e mbarova une, coi dhe ca te prera buke misri. Me pickoi gjyshja…dhe kur e mbusha kupen e permbajtur gjoja e qeshur me thote…
– Krushke ngrihu ti, he te keqen…
Krushka e vertete qeshi me lote …
-Po lere vajzen moj, s’po ben gje,…Une kisha zene vend mire dhe ha buke gruri e shih faqet e krushkes se Selenices…. hak e kisha, buke gruri ishte. Dajua, punonte ne miniere, s’kishte ardhur akoma nga puna, keshtu qe nuk dilte buka e grurit. Vjen prane gjyshja e me thote me te embel,
– Aj t’u befsha se s’ben te hash buke gruri, se s’te ben mire, buke e misert te ben mire… te rrit…
– Jo, jo , une, nuk e dua buken e misert…
Mbaj mend krushken qe me shtrengoi aq fort, me mbeshtolli me krahet e saj, me beri njesh me gjoksin e saj te madh, te bute, si jastek …

Shenim. Kjo Sofia Doko Arapaj eshte nje poete  me shpirt dhe me talent. Jaton atje larg ne emigrim, po mendjen e ka rrugeve, baltes e pluhurit te fshatit, ku kaloi femijerine. Keqardhje qe nuk jeton ketu dhe te renditet krahas poeteshave dhe poeteve te tjere, te cilet po rrallohen per dite. Ketu publikuam dy skica poetike.