16 Shtator 2024

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se nesër në Bruksel do të mbahet takimi i negociatorëve kryesorë në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Petar Petkoviç dhe Besnik Bislimi dhe ka thënë se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit do të të jetë në rendin e ditës.

Një takim i ri në nivelin e negociatorëve kryesorë do të mbahet nesër në Bruksel.

“Agjenda është një mënyrë për t’u rikthyer në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sigurisht diskutimi i problemeve që pengojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Stano.

Balkanweb