Diaspora përpara Kryeministrisë: Rama, të ka ardhur ora të ikësh! Tik-tak, tik-tak!

12:14, 30/12/

Protesta e diasporës përpara Kryeministrisë ka shënuar sot ditën e saj të tretë. Kësaj proteste i janë bashkuar edhe banorët e Unazës së Re, të cilët sot janë në ditën e tyre të 57 të revoltës për mbrojtjen e banesave dhe biznesve që do t’u shemben.

Njeri prej  protestuesve tha: “I bëj thirrje gjithë shqiptarëve, kudo që janë, të vijnë të bashkohen në protestë për ta rrëzuar këtë qeveri, se ky kryeministër nuk di gjë tjetër vetëm të na burgosë, të na bëjë presione, mashtrime. Tek Unaza e Re është përpjekur shumë të na përçajë, të na blejë, por ne nuk blihemi. Edi Rama, të ka ardhur ora të ikësh! Tik-tak! Tik-Tak!  Do të bëjmë si të bëjmë, do të mbledhim lekët e do të blejmë një valixhe që të ikësh!”