18 Prill 2025

Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Dibër, Xhelal Mziu, i është përgjigjur Edi Ramës, për fjalimin e mbajtur dje në Peshkopi.

Postimi i Xhela Mziut:

“Këtu, tek Kepi i Xhitetit në Çidhën, ku mali flet me burrërinë dhe historia me gjakun e derdhur për liri, burrat e Dibrës lidhën besën – të jetojnë me nder ose të vdesin pa u përkulur!

Këtu, ku nuk u dorëzuan përpara Perandorisë Osmane, ku nuk i trembën plumbit e as shpatës, këtu e lidhim sërish besën:

Të mbrojmë nderin, mençurinë dhe trimërinë e Dibrës – të trashëguar brez pas brezi!

Një “Çyryk” si Edi Rama – kurrë s’mund të poshtërojë atë që historia ka ngritur në piedestalin e lavdisë.

Ai mund të përdhosë institucione, por jo zemrat e dibranëve.

Ai mund të përdorë krimin për të sunduar, por kurrë s’mund të nënshtrojë burrat e Dibrës – ata që nuk i nënshtroi as Turku, as Serbi, as diktatura komuniste.

Familja për ne është e shenjtë. Gratë tona janë burrnesha, janë nderi ynë. Askush nuk ka të drejtë t’i fyejë!

E aq më pak një “çyryk pa brekë”, që s’ka as nder, as burrëri, as dinjitet!

Dibra nuk fal! Dibra nuk harron! Dibra nuk nënshtrohet!

Më 11 maj, ne lidhim sërish besën – për Dibrën, për Shqipërinë, për lirinë!

Edi Rama do të përballet me zemërimin e një populli që nuk pranon të jetojë i nënshtruar.”

BalkanWeb