Diga 2000 vjeçare e ndërtuar nga romakët parandalon tragjedinë e madhe nga përmbytjet në Spanjë.
4 Nentor 2024
Një digë e lashtë romake në Spanjë ka parandaluar shkatërrimin katastrofik dhe viktima të tjera të shumta gjatë përmbytjeve.
Diga dymijë vjeçare në Almonacid de la Kuba kontrolloi efektivisht rrjedhën e ujit, duke shmangur dëmtimet dhe humbjet e jetës.
Spanja u përball me përmbytjet më të këqija në pesëdhjetë vjet, me mbi 200 viktima dhe qindra të zhdukur.
Sakaq, policia spanjolle njoftoi arrestimin e rreth 100 grabitësve që kishin në shënjestër shtëpi dhe biznese të braktisura.