Digjet katedralja e njohur 1000-vjeçare në Francë, zjarrfikësit vihen në alarm
11 Korrik 2024
Katedralja e qytetit të Rouen në Francë është përfshirë ditën e sotme nga flakët. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende por autoritetet ndodhen në vendngjarje për mobilizimin e situatës.
Imazhet dhe videot në mediat sociale treguan flakët e tymin nga ajo që duket si një tendë skele pranë majës së ndërtesës, e cila është e njohur për shkak të tre kullave të saj që përfshijnë arkitekturën qindravjeçare.
Katedralja njihet gjerësisht pasi u pikturua disa herë nga piktori impresionist francez Claude Monet në shekullin e 19-të.
“Një zjarr ka filluar në majën e katedrales së Rouen-it. Origjina e panjohur në këtë fazë. Të gjitha burimet publike janë mobilizuar,” shkroi kryetari i bashkisë së qytetit Nicolas Mayer-Rossignol në X.
Gazeta Sot