Digjet Monumenti i Kultures. Zjarr në mes të Tiranës! – Zbardhen detajet e vënies së zjarrit, pamjet pas djegies së “Sarajeve të Toptanasve”

17 GUSHT 2021

Vila e Toptanëve u përfshi mbrëmjen e djeshme e gjitha nga flakët. Ende nuk dihet shkaku i kësaj zjarrëvënie.

Kanë qenë disa klientë në një lokal që kanë parë një person që ikte me vrapë, pasi kishte rënë zjarri tek “Sarajet”.

Digjet Monumenti i Kultures “Sarajeve të Toptanasve”

Ndërkaq sot policia ka dalë me një njoftim mbi ngjarjen ku bën me dije se zjarri ka rënë në një lokal dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sarajet u ndërtuan rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë.

“Më datë 16.08.2021, rreth orës 23:40, në rrugën “Abdi Toptani”, ka rënë zjarr në një lokal, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit”, thuhet në njoftimin e “Bluve”.