Digjitalizohet bota e fisit Maja
Digjitalizohet bota e fisit Maja
Gjiganti teknologjik “Google” ka bashkëpunuar me muzeun e Britanisë dhe Institutin Kombëtarë të Meksikës për Antropologji dhe Histori, me qëllim që të digjitalizojë botën e lashtë të fisit Maja.
Projekti i ri i prezantuar në zyrat e Google në Meksiko Siti, është pjesë e një platforme të gjigantit teknologjik që synon t’i bëjë të qasshme në internet artefaktet e fisit të famshëm, transmeton KTV.
“Hulumtimi i Botës së Majave” përqendrohet në civilizimin që arriti kulmin rreth gjatë viteve 250 dhe 900 para lindjes së Krishtit. Ky fis ishte i vendosur në atë që tani njihet si jug i Meksikës dhe veri i Amerikës Qendrore.
Platforma digjitale, përmban artikuj, video, fotografi dhe modele tredimensionale, të cilat ia mundësojnë njerëzve të hyjnë në kulturën, historinë, artin dhe arkitekturën e fisit Maja.
Qendër e projektit është pallati i qytetit Palenke që u zbulua nga hulumtuesi britanik Alfred Maudslay.
Hulumtimi i shekullit 19 ua mundësoi Kuratorëve që të krijojnë një kopje të pallatit me qëllim që të mund të shihet nga vizitorët në internet.
Përmes këtij projekti synohet që të vazhdohet digjitalizimi i veprave tjera që ndodhen në muzeun e Londrës.
Nga: KOHA Ditore