Dihet që do plakemi të gjithë, por a e dini çfarë të plak më shumë (madje të plak shëmtuar)?!
25 Shkurt 2024
… Edhe mënyra se si e perceptojmë botën ndikon në bukurine dhe rininë e pamjes sone, jo vetëm faktorët fizikë.
Ka shumë faktorë që ndikojnë në plakjen e njeriut.
Po rendisim disa prej tyre:
Përdorimi i kozmetikës jo të duhur. Mos hidratimi i duhur. Ekspozimi ndaj substancave kimike helmuese
Mbipesha është tjetër faktor.
Ushqim i jo i duhur që ka shumë nitrate, sheqer dhe brumëra, gjithashtu.
Dihet edhe roli vërtet i madh i stresit.
Stresi, sidomos aftësia e pamjaftueshme e trupit dhe psikikut për ta përballuar të përditshmen, është shkaktari kryesor i rënies së imunitetit dhe i shfaqjes së çdo sëmundjeje.
Ai e ndihmon padyshim plakjen e përshpejtuar.
Edhe gjumi është moment shumë i rëndësishëm në jetën tonë që na jep shansin të ripërtërihemi.
Pa një gjumë që të çlodh nuk ka qetësi nuk ka shëndet. E rekomandueshme për shëndetin e lëkurës është të jemi në gjumë të thellë në orën 23:00 atëherë kur fillon rigjenerimi natyral i kolagjenit. Por më shumë se sa sasia dhe orari i gjumit është i rëndësishëm cilësia e gjumit.
Një gjumë i mirë është ai në të cilin bie në shtrat i lodhur fizikisht dhe çohesh në mëngjes i çlodhur fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht.
Këto pak a shumë janë thënë.
Por rezultatet e një studimi (një prej autoreve është fituesja e çmimit Nobel në 2016) theksojnë se plakja ndikohet vecanërisht nga gjykimi për të tjerët, bërja e thashethemeve keqdashëse dhe i menduari negativisht.
Madje kjo sjellje ndikon jo vetem plakjen më të shpejte, por edhe më shëmtuar fizikisht.
Pra, edhe mënyra se si e perceptojmë botën ndikon në bukurine dhe rininë e pamjes sone, jo vetëm faktorët fizikë.
Gazeta Dita