Diktaturat fillojnë me peng-marrjen e mediave për të përhapur gënjeshtra, thotë Papa
Vatikan; 18 Qershor 2018 – Të gjitha diktaturat fillojnë në të njëjtën mënyrë: mediat vendosen në duart e njerëzve “të paskrupuj” që përhapin gënjeshtra dhe dobësojnë demokracinë, tha Papa Françesku.
Standardet, normat dhe ligjet tipike në lidhje me komunikimet goditen të parat, tha Papa në kryelartësinë e tij më 18 qershor gjatë meshës në mëngjes në Domus Sanctae Marthae.
Me tej, një media e tërë ose një kompani mediatike i dorëzohet një firme, një biznesi që shpif, thotë gënjeshtra, dobëson demokracinë; më pas gjyqtarët gjykojnë mbi institucione të dobësuar, mbi njerëz të dënuar per t’i hapur rrugen një diktature – tha ai.
“Të gjitha diktaturat, të gjitha filluan keshtu, duke dobesuar komunikimin, duke vendosur komunikime në duart e njerëzve pa turp, të qeverive pa skrupuj,” shtoi ai.
Mesha e Papes e mbajtur me 18 Qershor perfshinte dhe disa raste nga Bibla ku permenden abuzime pushtetaresh nepermjet perhapjes se lajmeve te rreme.
Ka pasur “kaq shumë njerëz, ne aq shumë vende të shkatërruara nga diktatura të liga”, tha ai, duke marre si shembull dhe perndjekjen ndaj israeliteve nepermjet propogandes shteterore; duke krijuar precedente si kampet e shfarosjeve ne Aushvic.
“Ishte një tmerr, por është një tmerr që ndodh dhe sot sot – në bashkësi të vogla, për njerëzit në shumë shtete. Hapi i parë është të kapësh median, dhe më vonë të shkatërrosh gjykimin […]” tha ai.
Artikulli eshte marre nga NCReporter