“Diktaturat nuk rrëzohen me…”/ ‘Çmendet’ avokati i Berishës, bën thirrje për revoltë: Dilni “rrihni” policët, “vrisni”…
27 Korrik 2024
Mbrëmjen e djeshme në Kuvend u miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Mbi ngjarjen ka reaguar avokati Gend Gjokutaj, i cili është shprehur se diktaturat nuk rrëzohen me kode zgjedhore.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka bërë thirrje për revoltë popullore, ndërsa u ka kërkuar qytetarëve të thyejnë sportele e ë rrahin efektivët policorë të cilët sipas tij mbrojnë hajdutët.
Ai ka shkuar edhe më tej duke u kërkuar shqiptarëve të vrasin patronazhistët, të cilët sipas avokatit po u vjedhin qytetarëve të ardhmen.
Postimi i plotë:
Te dashur Shqiptare!
Diktaturat nuk rrezohen me kode zgjedhore!
As me amendime ligjesh!
Hajduti kapet ne vjedhje dhe jo me permiresim te ligjit apo ashpersim denimi!
Vetem revolta popullore dhe forca njerezore shkulin hajdutet nga pushteti!
Shqiptare qe e doni Shqiperine dhe jo qe dini shqip!
Dilni nga shtepite sot!
Thyeni çdo sportel qe ju kerkon shpirtin!
Rrihni çdo polic qe mbron hajdutet!
Vrisni çdo patronazhist qe ju vjedh te ardhmen dhe familjen!
Vetem keshtu Shqiptaret mund te behen Zoterinj dhe Shqiperia Zonje!
Nga Gazeta Sot