Dikur lyente duart me bojë kundër Fatos Nanos, sot Spiropali me zë të ngjirur i thur lavde: Nano e bën gjumin e qetë, e njeh mirë se cilin ka përballë
Dikur lyente duart me bojë kundër Fatos Nanos, sot Spiropali me zë të ngjirur i thur lavde: Nano e bën gjumin e qetë, e njeh mirë se cilin ka përballë
08.02.2021
nga erjon dervishi.
Gazeta Shekkulli
Për shumëkend Elisa Spriopali përfaqëson Partinë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Por për disa të cilët e kujtojnë mjaft mirë prezencën e saj me Lëvizjen “Mjaft” të Erion Veliaj, reagimi i sotëm do t’i dukej habi.
Sot në Parlamentin e Shqipërisë, Elisa Spiropali me zë të ngjirur, ka bërë një fjalim ose më mirë një apologji për ish-Kryeministrin socialist, Fatos Nano.
Theksojmë se më shumë se 15 vjet më parë, Elisa Spiropali bashkë me ‘simotrat’ e saj në Lëvizjen ‘Mjaft’, protestonte me kova, bidona dhe me duar të kuqe kundër “pushtetit korruptiv të Fatos Nanos”.
Por sot ato kohë duken shumë të largëta dhe qënia pranë ‘Skënderbeut’ e detyron atë të mbajë një fjalim që edhe vetë Nano do ta kishte zili.
Gjatë ditës së sotme në Kuvend ajo ka mbrojtur me mish e me shpirt ish-kryeministrin që organizata ku ministrja bënte pjesë, “Mjaft” e nxorrën si simbol të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë.
Pjesë nga fjala e Spiropalit në Kuvend
Dua të reflektroj për debatin mediatiko politik të cilës i mungon edhe njerëzillëku minimal. Fatos Nano nuk ka nevojë të mbrohet nga unë. Dhe nuk ka nevojë të mbrohet në tërësi. Si lider, si politikan, Fatos Nano ka lënë gjumrët e tij dhe historia gjykon. Ama nuk mund të mos them, që jo vetëm ato që tha Fatos Nano, si dëshmi hisotrike dhe dëshimi të zgjedhura, dëshmuan fytyrën e vërtetë të atyre që duan të kthehen në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit. Por mbi të gjitha atë fytyrë e tregoi më qartë reagimi i tyre i paprecedentë. Nga fëngjitë e tyre familjare, politike dhe mediatike mercenare, shpërtheu një reagim i neveritshëm. Jo vetëm për një politikan apo drejtues, por për një njeri. Dhe kjo më shumë jo se çka lidhje me Fatos Nanon, i cili jam e sigurt, e bën gjumin e qetë sepse i njeh mirë ata që ka përballë. Që kanë shkuar në largësi më të mëdha duke e burgosur dhe nuk impresionohet nga fjalët e tyre. Besoj dhe na dëshmon ne, se të gjitha këto që diskutpjmë këtu, ato që mundohemi të bëjmë për këtë vend, ky teatri që bëjmë me opozitën sikur kemi Lulzim Bashën përballë, ndërkohë që Lulzim Basha është duke skuqur vezë me lustrafinë me xhinse për Instagram. Janë në fakt fallse.