Dikur rrihnin burrat,vajzat që i presin flokët vetëm një herë në jetë. –

Prerja e flokëve për disa mund të konsiderohet e nevojshme, për disa thjesht stil.

Por a keni menduar të prisni flokët veç një herë në jetë?

Njihuni me fshatin Huang Luo, një mijë milje larg Pekinit në Kinë, i cili është i famshëm për flokët e gjatë të grave.

Sipas legjendës, mijëra vjet më parë, një vajzë nga fisi vendas Yao rrahu një vizitor të padëshiruar me flokët e saj. Sot, shumë nga gratë e Yao i presin flokët vetëm njëherë në jetën e tyre, ditën kur mbushin 18 vjeç.

Pas ditëlindjes së 18, flokët lihen që të rriten në gjatësi të ekzagjeruara. Vajzat e pamartuara i mbështjellin flokët me një shall të madh, ndërsa ato të martuara janë të favorizuara për t’i stiluar në pjesën e përparme.

Sigurisht që flokët kërkojnë mirëmbajtje të veçantë; lahen me ujë ku hidhet oriz dhe përbërës të tjerë organikë. Përzierja zihet në një tenxhere dhe më pas derdhet në një enë smalti.

Për t’i krehur dhe për të përhapur përbërjen në gjithë gjatësinë e flokut përdoret një krëhër druri. Kjo rutinë thuhet të jetë arsyeja për shkëlqimin dhe rritjen e flokëve.

Sigurisht që ka edhe vajza që nuk preferojnë t’i mbajnë flokët e gjatë. Fshati është i hapur ndaj kësaj zgjedhjeje dhe nuk paragjykon askënd.

Duket si një histori e Rapunzel në jetën reale apo jo?

Gaz.Dita.