“Dikush lart ka marrë vendim që të rritet: – S’do t’i afrohet kush malit!’, Artan Hoxha del me paralajmërimin e fortë për kultivimin e kanabisin: Do mbledhim kufoma!
“Dikush lart ka marrë vendim që të rritet: – S’do t’i afrohet kush malit!’, Artan Hoxha del me paralajmërimin e fortë për kultivimin e kanabisin: Do mbledhim kufoma!
1 Qershor 2020.
Gazetari Artan Hoxha ka folur për kultivimin e kanabisit në vendin tonë dhe ndikimin që ka pasur pandemia tek ‘biznesi’.
Në fjalën e tij, në studion e “AbcNews”, Hoxha përmendi disa faktorë që do të ndikojnë në shtimin e prodhimit për këtë vit, një ndër to edhe një urdhër të ardhur nga ‘lart’ për vijimin e punës.
“U përdor farë e vjetshme, që ka probleme, ose ajo që kishte ardhur në fillim të vitit, ose fara vendase. Sasia e kultivuar deri më tani është shqetësuese. Tregu e ndikon kultivimin. Në Shqipëri ka shkuar 10 mijë euro kilogrami. Është rritur kërkesa dhe çmimi. Është gjetur edhe fuqia punëtore kollaj, se nuk kanë ikur të rinjtë jashtë dhe punojnë këtu. Policia po ruante zonat urbane, dhe ka lënë zbuluar pjesën tjetër. Avioni i Guardia di Financia nuk është këtë vit. Jemi vetëm. Policia është këtej. Dikush lart ka marrë vendim që të rritet prodhimi i kanabisit. Sivjet nuk do të ketë zjarre. Tjetërkush po e ruan malin. Mbajeni mend! Nuk do t’i afrohet dot kush malit që të vendosi zjarr, sepse e ruan tjetër kush. Pastaj do mbledhim kufomat në zonat urbane. Se nuk i zgjidhin punët më gjyq ata,”-tha Hoxha në fjalën e tij.
Gazeta Sot