Dil Like rrëmbe sëpatën dhe…”/ Rama ironizon nga Durrësi Xhelal Mziun dhe kandidatin e LSI
“Dil Like rrëmbe sëpatën dhe…”/ Rama ironizon nga Durrësi Xhelal Mziun dhe kandidatin e LSI
23 prill 2021
Duke komentuar deklaratat e kandidatit për deputet të Partisë Demokratike në Dibër, Xhelal Mziu, kryeministri Edi Rama tha nga Durrësi se falja e tij nuk i duhet as dreqit.
Ai u ndal edhe tek rasti i denoncuar në media ku një kandidat i LSI tenton të blejë vota në Tiranë.
Rama: Shumë faleminderit të gjithëve, edhe dua që kjo natë të them se sa krenar jam për të gjithë patronazhistët e patronazhistet e Durrësit, Shijakut dhe Krujës. Jam shumë krenar, sepse këtu në Durrës falë gjithë kësaj qytetarëve, njerëzve të zakonshëm e të buzëqeshur, njerëz paqësorë, punëtorë, të vendosur, më 25 prill ne do t’ju tregojmë nga Durrësi të gjithë shqiptarëve, por edhe atyre që nuk kanë lënë gur pa luajtur për ta penguar rrugën tonë, se Durrësin dhe PS nuk ka forcë që e ndal.
Gjithë ju patë një fytyrë të dalë nga zgafellet e historisë shqiptare, të errët, kush ka mundësi ja ku e ka, një fytyrë që duket sikur shekujt e kanë harruar mes nesh, një fytyrë që është shëmbëlltyra më kuptimplotë, shëmbëlltyra më reale, më e prekshme, më e padiskutueshme e atyre që duan me çdo kush të na kthejnë mbrapa.
Ky traklodit, u tha disa njerëzve që ishin mbledhur, se mjaftonte një telefonatë dhe ky bashkë me grupin e tij do shkonin në vendin nga ku vinte telefonata dhe do bënin atë që bënë në Elbasan.
Pastaj, ky kërkoi falje, falja e këtij nuk i duhet dreqit, jo shqiptarëve. Dhe falja e tij ka një problem shumë të madh, ndërkohë që ky kërkon falje, nga frika pasi ata që e kanë nxjerrë të kërkojë falje i kanë mbushur ato që s’thuhen, nuk kanë kërkuar ende falje për Elbasanin. Kërkojnë falje për një fjalë shumë të rëndë të nxjerrë nga goja e një analfabeti funksional.
Dil Like rrëmbe sëpatën dhe shko priti duart. Likja nuk doli dhe jo vetëm nuk doli por lëshoi një postim. Do të jetë ditë feste, votoni për demokraci, vëllazëri. O Like ta kisha thënë o lëre rakinë o do të ta nxjerrin me zor. Është më keq kur ta nxjerrin me zor se kur e lë vetë e nxjerr çikë nga një çikë.
Tashti mos dil më! Rri atje ku je! Ditën e diel të gjithë këta luanët e dalë nga zgafelllat e historisë do të kthehen në lepuj që të gjithë. Ditën e diel, patronazhistët tanë. Armata jonë e qytetarisë u thuhet njerëzve jo me klithma, jo me sfurqe, sëpata me armë me leje apo pa leje, po me zemër, me sy drejt të ardhmes do të nxjerri në Durrës dhe gjithë Shqipërinë të madh e të vogël për t’i lënë përgjithmonë njëherë e mirë në zgafellat e historisë. 25 prilli është përplasja e fundit mes atyre që në historinë tonë kanë përfaqësuar përpara nesh një mallkim që Shqipëria nuk bëhet më. Këta janë vetëm ai mallkimi që njerëherë merr emrin e Haxhi Qamilit, njëherë tjetër merr emrin e Rapush Xhaferit, Sudes, Saliut, pastaj pamjen e Lulit.
Gazeta Panorama