Dimri i gjenitaleve televizive: – Promovimi i grave me mjekër, gjyshër që thërrasin ‘dua burrë’!
14 Janar 20225
Nga Johana Lubonja
Janë tre meshkuj të shndërruar në femra që kanë pushtuar ekranet dhe po futen me përdhunë në sytë, mendjet dhe ndërgjegjen e shoqërisë tonë këtë dimër.
Si asnjëherë tjetër më parë, problemet e këtij dimri (përveç telenovelës politike) nuk diskutohen as nuk ngjallin vëmendjen që kanë sjellë Elton Ilirjani, Amber Candi dhe Bernard Hulme, tre meshkuj që kanë zgjedhur t’i qasen pjesës së dytë të jetës së tyre si FEMRA.
Përveç Elton Ilirjanit, që është shfaqur me identitetin e tij të vërtetë, por që nuk tregon suksesin si “biznesmen” milioner, dy të tjerët të shfaqur në spektaklin televiziv “Big Brother Vip” fshihen pas “guximit” për të qenë homoseksualë ose femra.
Bernard Luli alias Bernard Hulme, festoi ditëlindjen në shtëpinë “Big Brother”, por përveç recitimit çdo ditë televizive “jam gay, jam homoseksual” nuk tregon asnjë detaj për jetën e tij si gjysh, baba, apo vëlla i një familjeje tradicionale shqiptare.
Bernardi fshehu në prezantim mbiemrin e tij të vërtetë shqiptar, por nuk pati asnjë problem të thotë në TV para miliona ndjekësve “Dua burrë”. Pse z. Luli fsheh identitetin përpara shqiptarëve, ndërsa prirjen seksuale për t’u ngopur me burrë, jo?
Amber Candy njihet nga bota e showbiz-it me emrin e vërtetë Sali Alushi, por edhe ky burrë 40-vjeçar nuk u prezantua me identitetin e vërtetë, atë me të cilin e njeh qyteti i lindjes Vlora, familja e tij dhe qendra e votimit. Emri femëror Amber nuk është tentuar të ndërrohet në asnjë rast me identitetin burrnor Sali Alushi.
Saliu i shërben Amberit për të qenë në rregull me shtetin, biznesin, familjen që të gjithë e thërrasin “O Sali”. Ndërkohë, ekranet dhe interneti po përmbytet me “twerk-un” e Amberit me c*ca të vëna dhe gurmaz e b*le të kamufluara. Pse e fsheh identitetin Sali Alushi alias Amber Candy? Si e thërrasin fëmijët e vëllezërve, xhaxha apo hallë? A do vijnë vëllezërit e Saliut në Big Brother t’i shohë populli kur ta përqafojnë “motrën” e tyre?
Elton Ilirjani, nga Amerika, prezantohet gjithnjë si biznesmen i fuqishëm, duke u kujdesur të induktojë në sytë e shqiptarëve “prapanikë” se s’ka asgjë të keqe të promovosh këpucë të kuqe grash 15 pond, reçipeta dhe fustane që rrinë derdhur në trupin e një mashkulli të përshtatur si Kim Kardashian.
Askush nuk e ka prezantuar suksesin e këtij “gjysmëfemre” me mjekër, me kompaninë “The Headhunter” dhe fondacionet satelite të saj “People First” dhe “Rini Albania”. Si u bë “milioner” nëpërmjet këtyre instrumenteve të një agjende të sofistikuar për promovimin në Shqipëri e rajon të komunitetit LGBTHQ+?
Nën maskën e kompanive dhe fondacioneve që janë krijuar si nevojë për të reduktuar diskriminimin në vendin e punës, në dhjetë vitet e fundit agjenda rajonale “LGBTHQ+” ka përfshirë 200 kompani në të gjithë Ballkanin Perëndimor me ndihmën e “biznesmenëve” si Elton Ilirjani, Besart Kondi apo Eranda Ymerali.
Agjenda dhe paratë e komunitetit kanë hyrë si c*ca artificiale femre në një trup mashkulli në shoqërinë tonë. Ato po shfaqen çdo ditë në TV dhe rrjetet sociale me një agresivitet që edhe vetë Donald Trump do të ishte habitur me përhapjen “demokratike” në një popull si yni.
Të drejtat e një komuniteti të padiskriminuar po kërkohen të futen me dhunë elektronike në shoqërinë tonë me prirje (sipas tyre) 50% homoseksuale.
Çdo ditë e nga pak zëdhënësit me mjekra dhe b*le të agjendës homoseksuale po kërkojnë nga shoqëria jonë të kuptojë se ka edhe alternativa të tjera për t’i shpëtuar varfërisë që ka pllakosur në Vlorë, Tepelenë apo në Pukë… mund të hiqet mjekra dhe të vihen c*ca. Ashtu si Eltoni dhe Saliu.
Por mund të jesh edhe gjysh e baba shëmbullor nëse ta mbështjellin burrat me mjekër të krehur, si Bernardi…
Gazeta Dita