Diplomati lëshon deklaratën ‘bombë’: Shqipëria është narko-shtet, kapet vetëm 5% e drogës.-
Diplomati lëshon deklaratën ‘bombë’: Shqipëria është narko-shtet, kapet vetëm 5% e drogës.-
Gazeta britanike, The Independent, në shkrimin investigues për trafikun e drogës në Shqipëri, thotë se vendi është kthyer në Kolumbinë e Europës.
Zyrtarët shqiptarë e pranojnë se kapin vetëm 10 përqind të drogës që trafikohet.
Por, një diplomat perëndimor shkon më larg. Ai tha se kapet vetëm 5 përqind.
‘Kjo u lë trafikantëve kaq pasuri sa për të blerë autoritetet e porteve nga Roterdami në Izmir,” tha ai.
Brenda pak vitesh, thonë diplomatët dhe zyrtarët në Shqipëri, vendi është bërë selia qendrore e trafikut të drogës në kontinent.
Shumë druhen se paratë kanë depërtuar dhe infektuar kaq thellë në elitën politike sa do jetë e vështirë lufta ndaj drogës pavarësisht joshjes për anëtarësim nga BE.
“Është Kolumbia e Europës,” tha një diplomat perëndimor.
“Eshtë prodhues dhe shpërndarës i drogës në Europë. Eshtë një narko-shtet. Ata do humbasin shumë para nëse heqin dorë nga trafiku për të hyrë në BE”.
Gazetari citon edhe rastin e ish-ministrit Saimir Tahiri, duke thënë se ishte e habitshme që Edi Rama nuk pranoi arrestimin e tij.
Emri i Tahirit doli nga telefonatat mes trafikantëve, shkruan gazetari.
Gazeta Telegraf.