Direktivat e Serbisë edhe më tutje projektuse të akuzave politike, përmes fraksionit të tyre në EULEX
Prokuroi i EULEX-it i Prokuroris Speciale të Republikës së Kosovës Tomas Meskauskas më 13 Tetor 2016 bënë ndryshim të akuzës ndaj meje si ish-Kryetar i Lëvizjes së Lirisë dhe nënët të akuzuarv të tjerë.
Me që ish-prokurori paraprak Muricio Salustro kishte përgaditur në kordinim dhe me direktivat e shtetit serb akuzën politike, akuz e cila kaloi në Gjykatën Themelore dhe atë të Apelit por fatmirsisht e rrëzoi Gjykata Supreme e Kosovës nga Kryetarja e Kolegjit Anna Adamska-Gallant pas katër viteve burgim në vujatje. Akuza e prezantuar nga Prokurori Tomas Meskauskas është e zgjeruar edhe me një pikë të akuzës atë të Shkaktimi i Rrezikut të Përgjithshëm e cila është në kundërshtim me Nenin 291 paragrafi 1 (KPK).
Pas katër viteve në vujatëje të dënimit, me që rasti është në rigjykim, ky prokuror i fraksionit sllavofil i vie në mendje se duhet shtuar edhe një pikë të akuzës pashtuar asnjë fakt a provë shtes. Kjo ka një shpjegim të thjesht dhe të qart se pas rrëzimit të aktgjukimit të dy shkallve nga Gjykata Supreme në favor të të akuzuarve, vjen direktiva nga Beogradi përmes këtij Prokurori që akuza duhet rënduar në mënyr që të zvarritet ky proces dhe të bëhet edhe më i komplikueshëm dhe të shtoj seriozitetin ndaj këtij rasti, të bëhet çdo përpjekje maksimale që prap për të dënuar këtë të quajtur grupi i Dobrosinit. Ky prokuror fraksionist i dirigjuar nga shteti serb sikurse edhe ai i më parshmi Mauricio Salustro edhe njëherë po e dëshmojn se janë mbi Gjykatën Supreme, pasi që nuk përfill asnjë nga rekomandimet e Gjykatës Supreme siç është rekomanduar, që të vendoste në favor të të akuzuarve, por vjen më një akuz shumë më të zgjeruar dhe mbi hipoteza të pabaza.
Misioni i Bashkimit Europian në Kosovë, EULEX-i si mision ndër më të shtrejtat të Bashkimit Europian gjatë mandatit të tij të stërgjatur, thuajse shumë pak bëri për “misionin të cilin ishte mandatuar”. EULEX-i si mision tashmë pjesërisht i dështuar, po ashtu siç ishte edhe parardhsja UNMIK-u, shpenzuan milona euro të taksapaguesve europian, por më së paku kyren mandatin e tyre, edhe pse sa vite si misione, ku edhe sote ende Kosova po përmabllet me sfidën kryesor atë të gjyqësorit.
Këto misione të huaja në parim ishin të mirseardhura për ne shqiptaret në Kosovë, pasi ishëm dal nga një luftë me përmasa gjenocidiale të cilën e kishte shkaktuar Serbia, duke pasur parasysh këtë mekanizëm shtetror që kishëm trashëguar nga lufta të shkatrruar. Nëse shtrojm pytjen se më mirë të ishin këto misione si UNMIK- EULEX, apo të mos ishin, këtu duhet bërë një strudim të hollsishëm, por si problem kryesor që nga përfundimi i luftës deri më tani në sistemin e drejtsis ishte, rekrutimi i ish-Gjyqëtarve, Prokurorve, Policve dhe Gardianve të ish-regjimit të Milllosheviqit. Këto mbetje jugosllave të inkriminuar në krime të rënda të ndryshme përmes pozitave të cilat i mabanin në atë kohë, zbatuan dhe po zbatojn një politik të ndyer atë të “ mos efikasitetit të vënjes së drejtsis”, apo siç e quaj unë nga përvoja ime, qëllimisht nuk tregojn efikasitet duke zbatura politikat e Serbis, për të dëshmuar para bashëksis ndërkombëtare se Kosova nuk është në gjendje të menaxhoj me këtë hallk të pushtetit dhe se është e paaftë për të dëshmuar subjektivitetin e saj si shtet i pavarur.
Serbia së bashku me fraksionin e saj si në UNMIK e EULEX dhe me disa akter të politikës vendore i rehabilituan këta kriminel, (Gjyqëtar, Porokuror, Polic dhe Gardian), në sistemine drejtësis, kjo më së miri shihet edhe tani së fundmi se mbi bazen e cilit kriter aktivizoj gjyqtarët serb, polic serb, pa asnje verifikim të kaluarës së tyre kriminale që bie në kundërshtim me ligjet në fuqi, dhe do të ishte absurditet i llojit të veçant nëse kriminelt ulen në bankën me pozitën e Gjyqetarit, Prokurorit dhe Policit.
Brenda misionit të EULEX-it që nga fillimi e deri më tani ka pasur fraksion shumë me ndikim nga Serbia, siç ishte rasti i Prokurorit shumë të përfolur për skandal dhe ndikim dhe tani si nënpuns në Beograd Mauricio Salustro dhe tash Prokurorit Tomas Meskauskas që është vazhdues i misionit të Salustros, që në Kosovë të ndjek rastet specifiketë karkaterit politik me direktivat e shtetit serb, edhe atë paasnjë hetim por me dosje të gatshme nga Serbia. Këta misionar fraksionit sllavofilë e antieuropian ditë e netë zbatojn rekomandimet e shtetit serbo-rus, për qëllimet e tyre politike për ta diskredituar shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, si dhe për ta vën në dyshim prosperitetin e arritur të bashkësis ndërkombëtare në Kosovë, konkretisht të SHBA-ve dhe shteteve europian që kanë kontribuar shumë në dobi të Kosovës.
Këta misionar të fraksionit serbo-rus gjithçka janë në gjnedje të bëjnë vetëm e vetëm të paraqesin Kosovën si vend i krimit të organizuarm e terrorizmit por për edhe asnjë çast të kryejn një hetim të mirfillt mbi bazën e ligjit por mbi bazën e interesave politike të tyre të caktuara. Ky fraksion ka shtrirjen e ndikimin në gjyqëtarët vendor shqipëtar, Prokuror dhe Polici dhe në Shërbimin Korrektuaes të Kosovës, kuptohet të ish- mbetjet jugosllave, pasi me ata kanë në rend të parë nostalgjin jugosllave, interesat e përbashkëta politike dhe gjëja më e rëndësishme pasi që shteti serb i disponon dosjet e tyre në dorë, për të bëmat e tyre kriminale si ish-funksionar të serbis, dhe shteti serb shfrytzon si marioneta të tyre me kërcnime se do të i’a zbuloj dosjet e tyre kriminal anti-shqipëtare, pastaj rryma fashiste e sistemit ish-jugosllav që krijoj këto dhe që i punsoi dhe që i shfrytzoi në dobi të Sërbis, janë njerz paintegritet personal dhe me ndërgjegje të përulësis, ndikimit dhe servilizmit të skajshëm.
Derisa një ditë po pija një kafe me një gjyqëtar vendor, duke mos dashur të i’a precizoj emrin për arsye subjektive, i cili është në prag të penzionimit në bised e sipër tregon se karriera e tij prej rreth dyzete vejeçare në sistemin e drejtësis gjithçka mund të i’a quash por kurr ndarje e drejtësis, pasi që gjat kohës së pushtimit, citoj “kjo dora ime shqipëtoi qindra vjet burgim kundër shqipëtarve që e kërkuan lirin e këtij vendi, pas lufte dinjiteti im ishte zero dhe kur i takoja ish-të burgosurit politik ndjehësha shumë me faj, për padrejtësit që i kam bërë, dhe më duhej të i përshtatem çdo ndikim politik edhe pas lufte që më bëhej pasi që e kaluar ime me ndërgjegje jo të pastër më preukoponte” andaj një gjyqëtar, prokuror, polic a guardian pa një ndërgjegje të pastër as që mund të mendohej për vënjen të drejtësis në vend.
Nga: Valon Jashari ish-Kryetra i Lëvizjes së Lirisë, lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanocë dhe Medvegjë dhe ish i burgosur në grupen e Dobrosinit.