Disa fakte historike për Einstein dhe foton ikonë të tij duke nxjerrë gjuhën
Disa fakte historike për Einstein dhe foton ikonë të tij duke nxjerrë gjuhën
– 15/03/21
Kanë kaluar 70 vjet që kur është shkrepur fotografia më e famshme të gjitha kohërave. Në qendër të ngjarjes: reporterët insistues dhe Albert Einstein, që festonte ditëlindjen.
Është 14 Marsi i vitit 1951 dhe Albert Einstein ka ditëlindjen, mbush 72 vjeç. Fizikanti i famshëm, i cili ka lindur në Ulm të Gjermanisë, jeton prej shumë vitesh në SHBA dhe punon atje në “Institutin për Studime të Avancuara” në Princeton, New Jersey. Në qendrën kërkimore mbahet për nder të tij një ceremoni.
Fotografia e çastit që u bë ikonë
Kur ai ngrihet për të ikur, jashtë e presin paparacët. Ata duan të dëgjojnë nga profesori me famë botërore ndonjë shprehje mendjemprehtë për situatën politike në botë dhe të bëjnë foton perfekte të ditëlindjes. Albert Einstein ndjehet i bezdisur dhe i lodhur nga të gjitha fjalimet festive, ai e urren gjithsesi zhurmën mediatike rreth personit të tij. Dëshiron thjesht të largohet që andej.
Por nuk mundet, sepse ndodhet ulur në sediljen e pasme të një limuzine, midis ish-drejtorit të institutit, Frank Aydelotte dhe gruas së tij Marie. “Mjaft, mjafton …”, duhet t’u ketë thënë ai pandërprerë gazetarëve, por ata nuk e linin rehat: “Hej, profesor, ju lutem buzëqeshni për një foto ditëlindjeje”, thërret njëri prej gazetarëve.
Einstein shpirt i lirë, jokonvencional, u nxjerr thjesht gjuhën përndjekësve të tij. Fotografi Arthur Sasse shkrep pikërisht në këtë moment aparatin dhe bën fotografinë e famshme në të gjithë botën.
Nga: Mapo