“Disa figura të PS janë kundër vendimit të kryeministrit”, regjisori i njohur zbardh prapaskenat: Është momenti të dilni publikisht
“Disa figura të PS janë kundër vendimit të kryeministrit”, regjisori i njohur zbardh prapaskenat: Është momenti të dilni publikisht
10 MAJ 2020
Qeveria ka botuar vendimin për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.
Pas këtij akti, qeveria i jep dritën jeshile bashkisë për të ndërtuar godinën e re të Teatrit dhe duke prishur aktualin.
Regjisori Robert Budina ka deklaruar se figura pranë PS dhe kryeministrit Rama janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Budina tha se këta persona ua kanë thënë privatisht që janë me ta.
“Ne kemi edhe njerëzit që janë afër tyre që personalisht na i kanë besuar. Unë gjej rastin që ta bëj publike dhe tua them. Ato që na keni thënë privatisht, ju lutem dilni dhe thuajini publikisht. Janë njerëz të PS dhe që janë afër kryeministrit. Tani është momenti që këta njerëz të dalin dhe ta thonë. Janë me ne, nuk janë për shembjen. Na e kanë thënë në raport personal, ‘ne e kemi thënë fjalën tonë aty ku duhet’.
Tani nuk mjafton që të thuash fjalën tënde aty ku duhet përderisa mua nesër mund të vijë tanku dhe të më shtypë. Përderisa ti në ndërgjegjen tënd mund të kesh bërë një krim, në momentin që nuk marrë një vendim aty ku duhet. Ti duhet të kesh kurajon, jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e tu që të mos i rrisësh në gënjeshtër. Tani është momenti i së vërtetës, është momenti që duhet të dalin”, tha Budina për abc news.
Gazeta Sot