Disa informacione dhe një këshillë për hënën e plotë. –
Disa informacione dhe një këshillë për hënën e plotë
Hëna e plotë është e mistershme dhe ndikon në gjendjen tonë emocionale më shumë nga sa ne mendojmë.
Shumë njerëz nuk e dinë që energjia e saj zgjat gjithsej 5 ditë; 2 ditë para, 2 ditë pas dhe gjatë gjithë ditës kur shfaqet Hëna e plotë.
Hëna e plotë, zakonisht sjell për njerëzit një energji negative.
Për shumë mund të jetë nxitje e zemërimit, nervozizmit, stresit apo kaosit gjatë ditës.
Ajo mund të shkaktojë lodhje apo edhe probleme të tjera fizike.
Ndoshta të gjithë e keni vënë re këtë shpërqendrim të gjendjes fizike dhe emocionale pa e kuptuar që efekti është pikërisht nga Hëna e plotë.
Nuk është e këshillueshme ta fiksosh me shikim për një kohë të gjatë hënën.
Aq më pak, hënën e plotë.