Disa të dhëna mbi teknikën e ndërtimit në banesën beratase. –

Nga: Genc SAMIMI

Banesat beratase të ndërtuara në lagjet Kala, Mangalem dhe Goricë ngrihen mbi një terren të pjerrët shkëmbor. Themelet mbështeten direkt mbi shkëmb ose në rast se ai nuk është në sipërfaqe, themeli ndërtohet mbasi gjëndet tabani, fortësia e të cilit përcaktohet nga mjeshtri. Për arsye të terrenit të pjerrët zakonisht themelet vijnë me shkallëzime. Kur themeli ngrihet direkt mbi shkëmb, ai punohet me llaç balte ose gëlqereje ndërsa kur themeli ngrihet mbi tokë të fortë ai ndërtohet me gur të thatë deri në rafshin e saj. Thellësia e tyre varet nga natyra e terrenit, ndërsa gjërësa nga lartësia e godinës. Ata kanë një gjërësi që shkon nga 70-120 cm.


Në banesën beratase muraturat zakonisht janë të ndërtuara me llaç balte dhe breza druri. Faktor kryesor i përdorimit të gjërë të tij është leverdia ekonomike. Por dhe muret me llaç qëlqereje janë përdorur kryesisht në godina të rëndësishme ose kur pronari ishte i pasur dhe i kushtonte rëndësi cilësisë.
Më poshtë autori jep teknikat e ndërtimit të muratrurës me hollësi duke nxjerr në dukje rëndësinë e brezave të drurit dhe mënyrën e vendosjes së tyre.
Materialet e përdorura në muraturë ishte kryesisht guri, i cili nxirej nga kavat që shpesh ishin pranë ndërtimit . Përdorej dhe gur lumi, kryesisht në mure rrethues.
Gëlqerja ishe materiali i parë që siguronte pronari para fillimit të ndërtimit. Ajo staxhinohej vite me rradhë dhe nuk përdorej pa kaluar minimumi dy vjet.

Nga: “Monumentet”, Tiranë,1971, 1,-