22 Korrik 2024

Përpara se Rusia të niste pushtimin e saj ndaj Ukrainës, shumë vende përfshirë Kievin, ishin skeptikë se një luftë më e madhe mund të përfshinte edhe Evropën.

Por, disa vende duket se pas kërcënimit në rritje të Moskës, kanë rikthyer rekrutimin ushtarak.

Sipas CNN, vendet evropiane kanë rifutur ose zgjeruar shërbimin e detyrueshëm ushtarak, si pjesë e një sërë politikash që synojnë rritjen e mbrojtjes që ka të ngjarë të rritet edhe më tej.

Gjenerali Wesley Clark (Ret), i cili shërbeu si Komandanti Suprem Aleat i NATO-s në Evropë, tha rekrutimet vijnë pasi rreziqet për një luftë më të madhe janë shtuar.“Rreziqet për një luftë më të madhe në Evropë janë rritur pasi Presidenti rus Vladimir Putin “më në fund iu drejtua konfliktit të hapur” në Ukrainë, duke ndjekur qëllimin e tij për të “rikrijuar perandorinë sovjetike. Pra, tani kemi një luftë në Evropë që nuk e kishim menduar kurrë se do ta shihnim më. Është e paqartë nëse kjo është një Luftë e re e Ftohtë apo një luftë e nxehtë në zhvillim. Është një paralajmërim shumë i afërt për NATO-n se ne duhet të rindërtojmë mbrojtjen tonë. Këto përpjekje përfshijnë rekrutimin, thotë ai.

Një numër vendesh evropiane e ndaluan rekrutim të detyrueshëm pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, por disa vende veçanërisht në Skandinavi dhe Baltik  e kanë rifutur atë në vitet e fundit, kryesisht për shkak të kërcënimit rus. Mosregjistrimi mund të rezultojë në gjoba apo edhe burg në disa vende.

Letonia është një nga vendet më të fundit që ka zbatuar rekrutim. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak u rikthye në 1 janar të këtij viti, pasi u shfuqizua në vitin 2006.

Shqiptarja.com