Diskursi i Ramës ishte për t’i bërë presion BE dhe për të legjitimuar “Open Balkan”
Ditën e sotme në Bruksel u mbajt samiti i BE, ku pjesëmarrës ishin dhe kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriu, Dimitar Kovaçevsk, dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, të cilët mbajtën dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në një intervistë për Ora News, deputetja e LSI-së Erisa Xhixho tha se theksi në konferencën e liderëve të Ballkanit u vu te nisma “Open Balkan” ndërsa shtoi se kjo është një iniciativë e Vuçiç e cila nuk është gjithëpërfshirëse.
Erisa Xhixho: Në të gjithë konferencën për shtyp, theksi më i madh u vu te Open Balkan. Është një iniciativë nga Vuçiç, një iniciativë e paqartë që nuk është gjithëpërfshirëse.
Sipas saj pas agresionit rus në Ukrainë, Shqipëria duhet të kishte mbajtur një qëndrim të qartë se në cilin krahë do të ishte, me Europën dhe Kosovën apo me Serbinë dhe Rusinë.
Erisa Xhixho: Pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, qeveria shqiptare duhet të mbante një qëndrim, nëse është me Europën a Kosovën apo është me Rusinë dhe Serbinë.
Që nga agresioni rus Shqipëria do duhet të kishte dalë nga Open Balkan. Ne kemi dërguar dhe një rezolutë dhe kemi kërkuar në mënyrë të argumentuar daljen nga Open Balkan.
Ajo tha se qëllimi në konferencë ishte për t’i bërë presion BE dhe për të treguar se si alternativë kanë “Open Balkan”.
Erisa Xhixho: I gjithë diskursi ishte për të bërë një presion ndaj BE se ne kemi “Open Balkan” si alternativë. Pra për të legjitimuar atë që kanë ndërtuar dhe për ta justifikuar në opinionin publik që shih se kjo është alternativa që mund të na çojë përpara. Fjalori dhe sjellja padyshim e papranueshme. Mos të harrojmë se Shqipëria ka penalizuar Maqedoninë e Veriut me pa të drejtë.
Intervistoi Arnold Kariqi
Nga OraNews