“Diskutim për Kosovën”. – Ministri rus vizitë zyrtare në Serbi më 7 qershor, ja çfarë pritet të ndodhë
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të vizitojë Beogradin më 7 qershor, për të zhvilluar një takim zyrtar me Presidentin Aleksandër Vuçiç.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat serbe, të cilat raportojnë se Lavrov do të ketë një sërë takimesh me lidershipin shtetëror serb, ku pritet të diskutohet për luftën në Ukrainë dhe qëndrimin e Serbisë përballë situatës.
Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë rus në Serbi që nga fillimi i luftës dhe vjen në një kohë që BE po përgatit paketën më të ashpër të sanksioneve deri më tani.
Gjatë takimit pritet të diskutohet dhe për Kosovën për të sqaruar deklarat që kanë krijuar disa mosmarrëveshje mes dy vendeve, pasi presidenti Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë rusë, bënë krahasime të pavarësisë së Kosovës me situatën në Donbas.
Gazeta Shqip