Diskutimi i demokratëve me ndërkombëtarët brenda në PE, deputetja Çupi zbardh detaje: Jemi të shokuar
23 Tetor 2024
Demokratja Dhurata Çupi ka deklaruar detaje nga takimi i grupit të deputetëve të PD-së që kanë hyrë brenda ambienteve të Parlamentit Europian për të zhvilluar takime me ndërkombëtarët lidhur me situatën në vend.
“Gjatë takimit të kolegëve tanë brenda, një nga përfaqësuesit ndërkombëtareve në takim komunikonte me fjali të tilla ‘ne jemi të suprizuar dhe të shokuar nga të dhënat që vijnë nga Shqipëria’,”– u shpreh ajo.
Deputetja demokrate theksoi se vetëm disa muaj para zgjedhjeve në Shqipëri opozita në kushte të pabarabarta sa i takon futjes në fushatë elektorale
“Është fushatë sensibilizimi. Gjatë takimit të kolegëve tanë brenda, një nga përfaqësuesit ndërkombëtareve në takim komunikonte me fjali të tilla “ne jemi të suprizuar dhe të shokuar nga të dhënat që vijnë nga Shqipëria”. Grupi parlamentar ka dosje, dokumentacion të plotë dhe u ka paraqitur atë që po ndodh në Shqipëri. Sot nuk kemi demokraci funksionale.
Vetëm disa muaj para zgjedhjeve në Shqipëri kemi një opozitë në kushte të pabarabarta sa i takon futjes në fushatë elektorale. Kemi një qeveri dhe kryeministër që është në dispozicion të fushatës dhe një kryetar i opozitës që është në masë arresti dhe s’është në kushte të barabarta për të drejtuar fushatën”, tha Çupi në protestën në Strasburg.