Dita e Pavarësisë së Kosovës: – Presidenti Ilir Meta: Mirënjohje heronjve dhe dëshmorëve!

17 SHKURT 2022

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar Kosovën me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së saj. Me anë të një postimi në “Facebook”, Kreu i Shtetit i shpreh mirënjohjen dëshmorëve, luftëtarëve dhe etërve të Pavarësisë së Kosovës.

Meta shprehet se Shqipëria dhe Kosova do të qëndrojnë gjithmonë krah njëra-tjetrës.

Postimi i Ilir Metës:

GËZUAR KOSOVË E DASHUR! Mirënjohje përjetë Heronjve, Dëshmorëve, luftëtarëve dhe etërve të Pavarësisë së Kosovës! Shqipëria dhe Kosova gjithmonë krah njëra-tjetrës!

Më herët ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama i cili uroi shqiptarët në Kosovë me rastin e Pavarësisë.

Kosova u shpall shtet i pavarur më 17 shkurt të vitit 2008 në Kuvendin në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.