![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/09/Lahutari-Gjergj-Pllumi-Copy.jpg?fit=668%2C417&ssl=1)
Dita e Trashegimise: – Lahuta e lashtë shqiptare u ngjit në një skenë koncertale në vitin 1940 në Tiranë
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/09/Lahutari-Gjergj-Pllumi-Copy.jpg?resize=549%2C342&ssl=1)
Lahutari Gjergj Pllumi
Lahuta e lashtë shqiptare u ngjitë per here te pare në një skenë koncertale dhe teatrore me drita (ndriçim artificial) e mikrofon, shfaqje në skenë si pjesë e koncertit të organizuar më 12 prill 1940.
Pas mijëravjeçarëve që Lahuta me këngët e Kreshnikeve Kult e Hymn i popullit të etnisë Iliro-arbërore e në vazhdim me 1940, për herë të parë u ngjit në skenë koncerti.
Në sallën e Teatrit Kombëtar Tiranë (që u prish për tu rindërtuar) u shfaq për herë të parë në Skenë të organizuar publike, rapsodi Lahutar magjepsës Gjergj Pllumbi.
Sipas asaj që dimë është rasti i parë që Lahuta e lashtë shqiptare ngjitet në një shfaqje në skenë si pjesë e koncertit të organizuar.
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/09/Lahutari-Gjergj-Pllumi-1.jpg?resize=546%2C762&ssl=1)
Lahutari Gjergj Pllumi
Kush është Gjergj Pellumbi. Lindi në vitin 1902 në Theth, në lagjen Gjelaj. Deri më sot nga studiuesit e Folklorit dhe kryesisht të Epikës Shqiptare është vlerësuar si Lahutari (rapsodi) më i shquar i Ciklit të Kreshnikëve. Gjergj Pëllumbi pas vitit 1944 u detyrua të largohet në Mal të Zi për arsye të përndjekjes Politike, ku dhe vdiq. Të afërmit dhe familjarët ju internuan në internim. Ndër to edhe Lulashi njëvjeçar u internu në kampin famëkeq të Tepelenës.
Gjergj Pllumi është varrosur në Guci në token shqiptare tek Kisha e Dolit. Megjithëse në emigrim u varros në Tokë shqiptare, por larg vendlindjes.
Nga Jaho Brahaj