Dita e Veres, Fantazma dhe Vangjush Dako. –
-Neper mugetirat e nates se mbremshme, pak pa zbardhur Dita e Veres neper kalldremet e rrethinave te Durresit eshte pare nje lugat. Nuk dihet a kishte dalur nga kenetat apo ishte shfaqur nga ndonje zgafelle e ndonje boshlleku te rrenojave te qytetit te lashte. Gjithe naten, thone se e kane pare duke mbledhur ne pirqet e mbeturinave urbane copa betoni, per te krijuar nje murane tek Veliera e shpirtit te tij. Me te ardhur mengjesi ai eshte zhdukur, si zhduken fantazmat nga kanga e gjelave. Disa goje te liga thone, se ky eshte Vangjush Dako, i cili nuk mendon tjeter vetem per betonin e Velieres, qe pas tre shekujve do ta baje te famshem. Disa te tjere thone, se ne zemer te Velieres do fshehe thesarin e tij, se nuk din ku ta ruaje.
Eshte krijuar nje grup vezhguesish per te verifikuar, se a do vazhdoi te shfaqet edhe netet e tjera.