Dita nis me diell, por pasdite moti bën kthesën e papritur
9 Gusht 2023
Ditën e sotme vendi ynë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe kthjellime.
Në veri të vendit do të ketë prani të reshjeve të shiut me intensitet të ulët, kryesisht në relievet kodrinore-malore në formën e rrebesheve të shpejta dhe shtrëngatave e afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim nga verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-9m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi deri 15m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen nga 15 deri në 33 gradë Celsius.