“Ditë e zezë në historinë e kombit shqiptar! Sot i dorëzohen Greqisë 1200 km2 det”. –
“Ditë e zezë në historinë e kombit shqiptar! Sot i dorëzohen Greqisë 1200 km2 det”. –
10/07/2018
Sot Edi Rama në emër të Shqipërisë i fal Greqisë detin, por jo vetëm kaq. Shqipëria i fal edhe nderin, pasi heq nga historia emrin e Çamërisë dhe çam. Marrëveshja do të shkruhet sot në Londër nga Rama dhe kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras.
Ish-kryeministri Sali Berisha, duke denoncuar këtë marrëveshje copëtimi të pasurisë shqiptare, shkruan se me këtë marrëveshje, Shqipëria i fal Greqisë një sipërfaqe prej 1200 kilometra katrorësh det.
Reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Dite e zezë në historinë e kombit shqiptar!
Shqipëria dorëzon detin dhe nderin e saj Greqisë!
Miq, sot në Londër, Jorgo Zografi i dytë, Edvin Kristaq Rama në një akt madhor të tradhtisë kombëtare së bashku me Ciprasin e Greqisë vendos:
– Copëtimin e ri të dytë pas vitit 1913 të trojeve shqiptare. Në këtë copëtim, të bazuar në një marrëveshje të përgatitur nga alfa tek omega në Athinë,
– Greqia i merr Shqipërisë 1200 km sipërfaqe deti dhe
– Triliona fuçi nafte dhe metër kub gazi, pra fushat e gazit dhe të naftës më të mëdha të Mesdheut.
Sipas kësaj marrëveshje, në një akt grabitqar ndaj Shqipërisë, Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale nga 6 në 12 km ndërkohe që me dy fqinjët e tjerë, Italinë dhe Turqinë, ajo ka firmosur për vetëm 6 km.
Por përveç kësaj, Jorgo Zografi i dytë sot në Londër tradhton, poshtëron dhe dorëzon nderin e kombit shqiptar, ai vendos që të fshijë nga faqja e dheut fjalët ‘çam’ dhe ‘Çamëri’ dhe, si njeri nga armiqtë më të egër në historinë kombëtare të shqiptarëve, ai shkelmon mbi historinë, sakrificën, gjenocidin e çamëve dhe Çamërisë martire.
Miq, kjo dite e zezë fton shqiptaret t’i tregojnë një minutë e më parë vendin e merituar Jorgo Zografit të dytë dhe ta hedhin në koshin e plehrave të tradhtareve të kombit shqiptar!
/Agjensia e Lajmeve Sot News/