Divjakë, gratë që punojnë tokën për 1 mijë lekë në ditë! –
Divjakë, gratë që punojnë tokën për 1 mijë lekë në ditë! –
Irena hipën çdo ditë në këtë furgon për të udhëtuar nga Çerma për në Divjakë. Për 1 mijë lekë në ditë, Irena dhe shumë gra të tjera punojnë tokat e të tjerëve.
“Punojmë nga ora 07:00 deri në orën 15:00, marrim 10 mijë lekë (të vjetra). E mira do të ishte të na bëhet 12, po nuk e rrisin”, thotë një fermere.
8 orë në ditë në diell punojnë këto gra për të fituar bukën e gojës. Tokat e veta në fshat herë i punojnë e herë i lënë djerrë nga mungesa e ujit, kosto e lartë e pajisjeve bujqësore dhe tregu i pagarantuar.
Të gjitha këto gra që janë të punësuara në tokat e Divjakës punojnë në të zezë. Sot kanë të sigurt vetëm bukën, por nesër kur të mos kenë më forcë për të punuar tokën, nuk do të arrijnë të sigurojnë as pensionin.
gazeta-Shqip.com