15 Maji 2024

Mjeku Besnik Jakaj i ftuar në një emision televiziv, deklaroi se është kundër projektligjit për surrogacinë, ndërsa dha disa arsye.

Ai shtoi më tej se ka një lëvizje botërore kundër familjes, duke u shprehur ashpër se çështja është qëllimi djallëzor i ligjit.

“Shqetësimi është shumë dimensional. S’mund ta kthejmë Shqipërinë në fermë surrogacie, sepse këtu nuk bëhet fjalë për lekë por për shkombëtarizim. Sepse plaga më e madhe e popullsisë është shpopullimi”, tha ai.

“Djalli fshihet në detaje. Ne mund ta mbrojmë shkencërisht një gjë dhe pa bërë asnjë gabim shkencor edhe armët bërthamore që zhdukin botën por duhet parë qëllimi i këtij ligji. Qëllimi i këtij ligji është prindi 1 dhe prindi 2. Sepse ka një lëvizje botërore kundër familjes. Çështja është qëllimi djallëzor i ligjit. Ne nuk po diskutojmë shkencërisht realizohet kjo apo jo”, shtoi Jakaj.

Gazeta Sot