Djegia e mandateve: – Ambasadorja e SHBA dhe ai i BE në zyrën e Ramës. –

18 shkurt 2019

 

Pas vendimit të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj për të djegur mandatet e tyre në Parlament, në zyrën e kryeministrit Rama kanë mbërritur për takim dy ambasadorët më të rëndësishëm në Shqipëri.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe dhe Zv/ambasadorja amerikane Leyla Moses-Ones kanë mbërritur në Kryeministri për të zhvilluar një takim me kreun e qeverise.

 

Edhe nuk dihen detajet, por mesohet se temë e diskutimit mendohet të jetë pikërisht situata politike e krijuar në vend, pas protestës së 16 shkurtit.

Gazeta Panorama.