Djegia e mandateve/ Gazetarja e Brukselit shtron pyeten: – Pse po gabon Komisioni Europian me Shqipërinë. –
Djegia e mandateve/ Gazetarja e Brukselit shtron pyeten: – Pse po gabon Komisioni Europian me Shqipërinë. –
18/02/2019,
Gazetarja e njohur, Erisa Zykaj e cila prej vitesh punon si korespondete e mediave shqiptare në Bruksel tha se Komisioni Europian nuk vlerëson drejt situatën në Shqipëri. Në një lidhje direkte me “360 Gradë” në Ora News, Zykaj tha se deklarata e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijancic, është e pasaktë. Sipas Zykës, Komisioni Europian punon si një makineri me ingranazh të vjetër që nuk thellohet për problematikën, por ka qasje pro të gjitha qeverive në Ballkanin Perendimor.
“Në 4 fjali që ka thënë zëdhënësja e BE, 3 janë fjali të vjetra. Një është fjali e re por ështe e pasaktë. Ajo flet për “bojkot” kur në fakt opozita nuk është në bojkot por do djegë mandatet. Nuk ka asnjë lloj citimi për problematikën e shqiptarëve që u ngriten në protestë”, tha gazetarja Zykaj.