21 Shkurt 2025

Që kur u publikua lajmi se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrit Rama, Engjëll Agaçi është larguar jashtë Shqipërisë për kurim, në korridoret e kryeministrisë ka zëra që thonë se ai nuk e mban më këtë post.

Madje sot, kreu i Partisë Demokratike ka publikuar një mesazh nga qytetari dixhital, që thotë se Agaçi është zëvendësuar nga Vilma Guri.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha thotë se Agaçi do të arrestohej, ndaj është arratisur me urdhër të kryeministrit Rama.

“Don Agaçio arratiset! Ai zëvendësohet nga Vilma Guri. Arratisja është bërë me urdhër të Ramës. Ai do arrestohej ndaj iku për kurim”, shkruan Berisha, i cili publikon edhe mesazhin: