“Do bëj unë ndonjë gje për ato letrat”, Vangjush Dako qetëson Edi Ramën

05.12.19

Gazeta Shqiptare

Ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është shfaqur në fund të një transmetimi ‘live’ të kryeministrit Edi Rama në ERTV. Në momentin që transmetimi do të përfundonte dhe Rama po largohej, në kamera shfaqet Dako, që i thotë shefit dhe bashkëpunëtorit të tij të afërt, “Do bëj ndonjë gjë për ato letrat”.

Në këtë moment, personi që filmon për televizionin e Ramës, ERTV, e ka larguar kamerën nga Dako, por pak sekonda kanë mjaftuar për të shquar siluetën e kryebashkiakut, i cili sot është në qendër të vëmendjes sepse ka dhënë leje ndërtimi në qytetin e Durrësit edhe në vende të papërshtatshme për të ndërtuar.